Vjehrra e Aurelës qenka vajzë e re dhe i meriton gjitha epitetet që i vë nusja
Se dje na postoi vetëm foto me vajzën dhe kunatin po paska patur akoma. Te “Kënga Magjike”, si spektatore sigurisht, ishte edhe vjehrra e saj. “Mami i Skerdit”, “gjyshja kinge e Grace”, “shoqe, mike”, ç`nuk i tha, po ëhë mama jo e jo, po as vjehrrë s`ia bën goja Aurelës t`i thërrasë. Këtë punën e mamasë askush s`e ka me qejf, të jemi të sinqertë. Po as vjehrrë s`i thotë dot Aurela? Kaq e re sa është ajo në fakt, e kuptojmë që e ka të vështirë. Gjithë ato togfjalësha i ka shkruar nusja për vjehrrën brenda së njëjtës foto ku të trija ishin kapur prej dore.
