Vjehrra e Klea Hutës ‘e ka marrë nusen për qejf’, por ka një kritikë që ia bën shpesh asaj

E mbajtën të fshehtë raportin e tyre derisa nuk kishte më asnjë kuptim të bënin sikur ishin “miq” para syve të të gjithëve. Megjithëse u justifikuan për një kohë të gjatë me projekte të përbashkëta, me të qenit miq të mirë, kuptuan se nuk kishte më asgjë që ta justifikonte raportin e tyre më shumë se miqësor – as fotot paparaci, as këngët e përbashkëta dhe as deklaratat gënjeshtare në publik… “Nuk kishte më vlerë dhe asnjë lloj mundësie për ta mbajtur lidhjen private”. Klea dhe Elgiti postuan të dy të njëjtën foto dhe gjithçka u finalizua, të gjitha “pse”-të u fshinë.

Për të folur për të rejat e fundit në aspektin profesional, por pa i shpëtuar edhe atij privat, Klea ishte sot e ftuar në “E Diell”, nga ku zbuloi (me grepat e Ervin Kurtit) edhe disa veçori nga jeta e përbashkët në çift.

Familjet respektive të Kleas dhe Elgitit, natyrisht, e kishin mësuar më herët se gjithë publiku raportin e të rinjve. Si dy artistë, edhe vjehrrat e dy të rinjve nuk pretendojnë të kenë “nuse apo djalë për shtëpi”, kështu që, edhe nëse ka ndonjë kritikë që ia lejojnë vetes, ajo ka të bëjë me anën profesionale.

Kështu, pyetjes së Ervinit për kritikën që kanë vjehrrat për Klean dhe Elgitin, moderatorja e njohur iu përgjigj: “Vjehrra ime më thotë duhet të bësh më shumë emisione.”

Po vjehrra e Elgitit: “Bëj më shumë këngë”, – tha me të qeshur Klea, por kur vjen puna për “punët e shtëpisë”, si gatimi apo diçka tjetër, vjehrra e ka gati përgjigjen: “E kam marrë nusen për qejf thotë vjehrra ime.” Dhe pas kësaj, Klea nuk harron ta komplimentojë: “Vjehrra ime është si shpirt.”

Share With:
Translate »
788 Views