Vjen hakmarrja ndaj Chris Brown, e prekin tek pika më e dobët, vajza!

Këngëtari Chris Brown ka përjetuar disa ditë të mbushura me stres për shkak të akuzave që ka patur , por nuk ka përfunduar gjithcka këtu.

Sot, ai është njoftuar se shtëpia ku qëndron vajza e tij e vogël është grabitur. Dikush hyri në apartamentin e Nia Guzman, nëna e 4-vjecares Royalty, raporton TMZ.

Thuhet se hajdutët kanë marrë disa canta dhe këpucë të Nias, vajzës së saj të madhe dhe Royalty. Ish-partnerja e Chris Brown beson se dikush e ka ndjekur pasi grabitja është bërë pikërisht kur shkoi të vizitonte nënën e saj.

Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë person i lënduar dhe vajza e reperit është mirë. Nuk dihet nëse është ndonjë hakmarrje ndaj reperit nga modelja franceze, dëshmia e së cilës për përdh unim u hodh poshtë nga policia për mungesë faktesh.

Share With:
Translate »
604 Views