Vjen Juda! Ylli i “Love Island”, bëhet nënë për herë të parë!
Ish-ylli i “Love Island”, Montana Brown, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri Mark O’Connor, kanë mirëpritur së bashku një djalë. “Mirëseerdhe në këtë botë Jude Isaiah O’Connor”, shkroi ajo në një postim në Instagram duke njoftuar lindjen. “Jemi shumë të lumtur me ty. 23.06.2023”, vazhdon shkrimi i ndarë me mbi një milion ndjekësit në Instagram.
View this post on Instagram
Montana dhe Mark u fejuan në prill, gjë të cilën ylli i “Love Island” e njoftoi me një postim të lezetshëm duke treguar unazën. Bukuroshja ka bërë të ditur se kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë gjatë izolimit nga COVID-19. Romanca erdhi pas famës së madhe që fitoi në “Love Island” në vitin 2017, në sezonin e tretë të këtij ‘reality show’.