Vjet luftonte për jetën, sot deputeti shqiptar feston dy ditëlindjet e djalit në një ditë, dedikimi prekës

Ish-deputeti Andi Përmeti sot feston ditëlindjen e parë të djalit të tij edhe pse ai mbush 2-vjeç. Dhe kjo për një arsye të dhimbshme.

Një vit më parë ai ndodhej duke luftuar për jetën në Turqi, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas infektimit me COVID.

Përmeti sot ka ndarë një foto me të birin ku shkruan se sot do të festojnë të tre për 2 ditëlindje bashkë.

Statusi i Andi Përmetit

A ka dashuri me te madhe se sa te te mbaj ty ne krah?!
Gezuar 2 vjetorin bir!
Ditelindja e pare e festuar sebashku! Aq shume e kemi ndjere mungesen tende para nje viti saqe sot, sebashku, te tre do festojme sa per 2 ditelindje bashke. 
Si gjithmone ti do thuash:
-Tush babi tush, tush mami tush,- dhe ne do te rrime te tre gushe. Kete ditelindje po.

Share With:
Translate »
158 Views