Vlashenti s’ndodhet në Shqipëri, Dojna i bën thirrje publike: Hajde ke pelena për të ndërruar
Vlashent Sata ndodhet në Neë York, aty ku po zhvillon disa koncerte. Po duket se dikë e ka marrë më shumë malli për të. Bëhet fjalë për Dojna Memën, partneren e tij.
E këtë ajo e zbulon publikisht, por me humor i bën të ditur që të kthehet në Shqipëri, pasi e pret një surprizë e madhe, ajo e të kujdesurit për djalin e vogël.
‘O superstari, hajde se u bënë ca pelena për t’u ndërruar’.
Kujtojmë se Dojna dhe Vlashenti u martuan më 1 Prill të 2022-it dhe tashmë janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.