Vogëlushi i Angela Martinit ia “vodhi” gjyshes ngjyrën e syve!

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini u bë nënë për herë të parë në dhjetor të një viti më parë. Erdhi në jetë Kyree.

“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësueseje të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi!”, shkruan te Angela asokohe.

Në muajt që kalojnë Kyree rritet dhe natyrisht mami Angela zbulon edhe tipare e ngjashmëri të reja me të, të atin dhe gjyshërit gjithashtu. Së fundmi vetë modelja ka zbuluar se i biri i ka marrë sytë nga e ëma.

“Një natë para se të lindte djali im Kyree, po i thoja mamasë time sa e mrekullueshme do ishte nëse ai do të kishte ngjyrën e syve të saj. Dhe ashtu ndodhi, si shumë e shumë gjëra të tjera” la shkruar Angela krahas videos me të birin.

Share With:
Translate »
143 Views