Vogëlushi “i uritur” që vuri në siklet Alketën

Produksioni i spektaklit “Dance With Me” mbrëmjen e së hënës kishte përgatitur një surprizë vërtet të bukur për publikun. Gjatë spektaklit të famshëm të kërcimit, skena u pushtua nga disa vogëlushë të bukur me të cilët u lajmërua hapja e audicioneve për emisionin më të ri që pritet të nisë në televizionin “Klan”, me titull “Në kurthin e Peter Pan”.
Por jo gjithçka ka shkuar vaj mesa duket pasi siç shihet në një video të postuar së fundmi nga Alketa Vejsiu në Instagram, vogëlushi bjond që ajo mbante në krahë një moment i ka kapur asaj gjoksin.
“Çfarë ka aty?”- i thotë moderatorja vogëlushit, ndërsa ai vijon ta prekë me kuriozitet.
Vejsiu më pas ka nisur të qeshë ndërsa fëmijët më pas kaluan në pjesën e tavolinës së jurisë për të kërcyer. Ndiqni videon epike.

 

Share With:
Translate »
943 Views