Vogëlushi në spital, i dëmtuar nga tërmeti lidhet në ‘facetime‘ me Noizyn
Kristian Boci ka shkuar në Spitalin e Traumës, për të kontaktuar vetëm fëmijët e për t’u dhënë atyre dhurata. Ai shoqërohej nga vajza e tij e vogël Kiara dhe kanë qenë shumë prekëse teksa për secilin nga fëmijët, ka dhënë një dhuratë të veçantë.
Por, më prekëse është historia e djalit 12 vjeçar që i ka shpëtuar tragjedisë. Mësohet se vogëlushi është njëri prej pjesëtarëve të familjes Lala, e cila pësoi goditjen më të rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. duke humbur numrin më të madh të anëtarëve.
Duke e ditur që djali i vogël ka idhull Noizin, Kristiani ka telefonuar këngëtarin dhe e ka nxjerrë në ‘facetime’ me këngëtarin e tij të preferuar.
Djaloshi sapo e ka parë këngëtarin i ka ardhur buzëqeshja. Dhe e ka përshëndetur me vonë. Noizi i ka folur dhe i ka premtuar djalit se sapo të dalë nga spitali do t’i bëjë një xhiro me makinën e tij.
“Ouuuu”, dëgjohet pasthirrma e fëmijës si në gëzim. “Është pak e palarë, i thotë Noizi, por do ta lajmë bashkë”.
E ndërkaq, Boci ka shpërndarë ndihma edhe për fëmijët e tjerë që gjenden në spital të prekur nga tragjedia.