Vogëlushi qante pa pushim në avion, pasagjerët e linjës Dubai-Tirana këndojnë së bashku “Baby Shark”
Një video është bërë virale në media dhe rrjetet sociale pasi një burrë ka kapur momentin kur pasagjerët në avion u bashkuan duke kënduar këngën e njohur “Baby Shark” për të qetësuar një djalë të vogël që qante. Pasagjerët në një fluturim me FlyDubai nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për në Tiranë nisën të gjithë të këndonin me një zë. Videoja e shpërndarë edhe nga People tregon pasagjerët që duartrokasin dhe këndojnë me melodinë e këngës ndërsa djali i vogël fillon të shikojë përreth dhe të qetësohet. Një grua e cila ndodhej në avion tregoi për mediat:
Në fillim, njerëzit e ulur rreth tij u përpoqën ta shpërqendronin, por kur asgjë nuk funksionoi, një grup djemsh, duke përfshirë mua, filluan të këndonin ‘Baby Shark’ dhe më shumë njerëz u bashkuan.
Videoja u shpërnda në Instagram dhe TikTok ku ka marrë 8.3 milionë shikime dhe mijëra komente inkurajuese se si duhen qetësuar fëmijët dhe se si të rriturit duhet të sillen me ta.