Vogëlushit me biberon në gojë i japin dekoratë në funeralin e të atit, fotoja bën xhiron e botës

Kryeministri australian Scott Morrison, ka paralajmëruar popullsinë vendase lidhur me mundësinë e vijimit të zjarreve shkatërruese, të cilat kanë përfshirë vendin prej javësh. Ai ka thënë se gjuhët e flakës mund të zgjasin edhe me ditë të tëra.

Kështu, frika do të shoqërojë qytetarët e Australisë edhe në ditët në vijim. Gjatë betejës për shuarjen e flakëve, kanë humbur jetën edhe disa zjarrfikës.

Credit: NSW RFS

Mes tyre është edhe babai i vogëlushit Harvey Keaton, historia e të cilit ka prekur të gjithë Australinë. Vogëlushi është 19 muajsh dhe teksa mbante ende biberonin gënjeshtar në gojë, u dekorua me medalje. Gjithçka erdhi në nder të babait të ndarë nga jeta para kohe.

Credit: NSW RFS

Pamja e Harvey duke marrë medaljen, po bën xhiron e botës. Vogëlushi Harvey Keaton ishte në funeralin e babait të tij, Geoffrey Keaton, 32 vjeç, kurr iu dha dekorata.

I ati gjeti vdekjen në 19 dhjetor mes zjarreve, duke u përpjekur për shuarjen e tyre bashkë me kolegun zjarrfikës Andrew O’Dwyer, 36 vjeç.

Share With:
Translate »
547 Views