Vogëlushja 9-vjeçare që luan bateri me legjendarin Lenny Kravitz

Lenny Kravitz ka njohur një muzikante bateriste Nandi Bushell, vetëm 9-vjeçe. Këngëtari ka dëgjuar videot e saj dhe më pas ka performuar në skënë me të.

“Çfarë eksperience ,mezi pres të shoh të ardhmen tënde brilante” – ka shkruajtur këngëtari në Instagram.

Nandi Bushell është tashmë një star i Web-it. Fansat e saj shpërndajnë videot e saj duke performuar. Vogëlushja britanike me origjinë nga Zulu jeton me prindërit e saj në Ipswich.

Janë prindërit e saj që menaxhojnë rrjetin social të vogëlushes. Vogëlushja bateriste adhuron të luajë muzikën Rock dhe Reggae.

 

Share With:
Translate »
524 Views