Vogëlushja sheh të atin ulur pranë një gruaje të panjohur në avion dhe reagimi është epik
Fëmijët shihen shpesh si qenie naive dhe të pafajshme që të lënë pa fjalë e të gjejnë të papërgatitur në situata të ndryshme. Fytyrat e tyre tregojnë atë se çfarë ndjen zemra realisht, ndërsa nuk kanë kurrë frikë të thonë mendimet e tyre. Pikërisht në këtë linjë, një nënë e re me emrin Jeraldine Blackman (@theblackmanfamilyofficial) postoi një video në Instagram që tregon sesi reagoi vajza e saj kur kuptoi se i ati nuk do të udhëtonte në të njëjtën sedilje me të në avion.
View this post on Instagram
Familja Blackman përbëhet nga Josh, babai, Jeraldine, nëna dhe dy fëmijët e tyre, Nimo dhe Jette. Faqja e tyre në Instagram i dedikohet videove të familjes që janë rreth bisedave dhe ndërveprimeve të përditshme.
Kjo video e veçantë fillon me vajzën e vogël, Jette, duke i pëshpëritur diçka nënës së saj. Jette tregon sediljet ngjitur me to në aeroplan teksa i tërheq vëmendjen mamasë së saj për atë se çfarë po ndodh. Ajo thotë: “Mami, babi është ulur me një vajzë tjetër”. Jette e thotë këtë me shumë bindje dhe vendosmëri, me një ton se kjo nuk është normale. Më pas ajo vazhdon të shikojë pa ndalim të atin.
Videoja kthehet te Jette, e cila duket se nuk mund ta kuptojë faktin pse babai i saj është ulur me një grua tjetër në vend të nënës së saj ose me të. Vogëlushja shfaqet në video duke mbulur sytë, teksa thotë se nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo tund kokën në shenjë mosmiratimi, ndërsa gruaja vazhdon të qeshë.
Ky episod ka mjaftuar që video të marrë shumë komente në lidhje me reagimin e lezetshëm të vogëlushes.