Vogëlushja vraponte vetëm në mes të rrugës, shoferja heroinë i shpëton jetën
Një vogëlushe është filmuar duke vrapuar në rrugën kryesore në Kent, ku kalojnë shumë makina. Fatmirësisht, ajo ra në syrin e një shofereje, e cila ndaloi automjetin dhe vrapoi drejt saj.
Në videon e filmuar nga kamerat CCTV vihet re se vogëlushen e ka marrë në dorë shoferja. Shikuesit i kanë përshkruar pamjet sikur kaluan nga “shoku në buzëqeshje brenda dy minutash”.
Fatmirësisht ajo nuk pësoi asnjë lëndim pasi në atë moment nuk po kalonin makina. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të premten në rrugën Gravesend.
Mediat e huaja raportojnë se vogëlushja është e sigurtë pasi është bashkuar me familjen. Emri i gruas nuk është identifikuar por përdoruesit e rrjeteve sociale shpresojnë që ti jepet një çmim për këtë gjest.