Votoi për herë të parë, djali tërheq vëmendjen nga Dritan Leli

Dritan Leli, i cili kandidon për një mandat të dytë në Bashkinë e Vlorës, votoi i shoqëruar edhe nga bashkëshortja dhe djali i tij, votues për herë të parë

“Ju falënderoj të gjithëve për interesimin dhe shfrytëzoj rastin që nëpërmjet mediave tuaja që t’iu bëj thirrje gjithë qytetarëve të Vlorës dhe gjithë qytetarëve anë e kënd Shqipërisë që të votojnë dhe të ushtrojnë atë që është më e rëndësishmja sot në këtë ditë, votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”, tha Leli.

I pyetur për emocionet e votimit për herë të parë, djali i kryebashkiakut tha:

“Po emocionet janë të veçanta dhe kënaqësi që në fletë e votimit ishte edhe babai im”.

Share With:
Translate »
871 Views