“Votoi për herë të parë, të atin”, Melania Trump poston foton e të birit
Bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, Melania Trump, ka publikuar një fotografi nga qendra e votimit.
Ajo ka postuar në “X” një foto ku tregon djalin e saj Barron Trump, duke votuar për herë të parë.
“Votoi për herë të parë për babain e tij”, ka shkruar ajo krahas fotos të së birit në stendën e votimit.
Kujtojmë se nga zgjedhjet Trump doli bindshëm fitues.
Që nga mëngjesi i së mërkurës, Trump ishte gjithashtu përpara në votimin popullor, diçka që ai nuk e arriti më 2016. Megjithëse Trump u projektua fitues të mërkurën herët, më 6 nëntor, do të kalojnë disa muaj para se Trump të marrë detyrën.