Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, autori kërkon lirinë në Apel

Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranën, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

I mituri do të përballet sot me trupën gjykuese për këtë çështje.

Ai ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga Gjykata e Apelit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.

14-vjeçari, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës aty ku futen të miturit në konflikt me ligjin.

Gjykata e Apelit do të marrë një vendim pasi të dëgjojë argumentet që do të japin palët.

Pak ditë më parë doli edhe akt-ekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

Në thikë u gjetën gjurmë të ADN-së të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.

Share With:
Translate »
5 Views