Vrasja e 19 vjeçares nga burri në Greqi/ Prindërit e Caroline fitojnë kujdestarinë e plotë të mbesës
Prindërit e Caroline Crouch kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lydia. Mediat greke tregojnë se vajza e vogël tashmë do të jetojë me gjyshërit, në shtëpinë e fëmijërisë së Caroline. Vendimin e ka marrë një ditë më parë Gjykata Greke.
Caroline Crouch u vra më 11 maj nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në sy të vajzës. 33 vjeçari me profesionin pilot organizoi skemën e vrasjes sikur të kishte ndodhur një grabitje dhe se grabitësit e kishin vrarë 19 vjeçaren.
Por pak javë më vonë ai rrëfeu krimin, pasi u ballafaqua me provat e policisë. Pritet që 33 vjeçari të dënohet me burg përjetë, ndërsa Lydia do të jetojë tek gjyshërit, prindërit e Caroline në Alonnisos, ku aktualisht ata jetojnë. Ndërkaq, prindërit e Babis, autorit të vrasjes do mund të takojnë mbesën e tyre sipas përcaktimeve të gjykatës, pesë herë në muaj.
“Tani qëllimi ynë është që ta pagëzojmë Lydian në Kishën Ortodokse Greke, siç ishte pagëzuar Caroline, në kishëzën e vogël pranë varrezave ku Caroline u varros”, tha gjyshja e Lydia-s pas vendimit final të Gjykatës.
Ndërsa gjyshi shtoi: ‘Lydia është mirë dhe ashtu si nëna e saj, po bëhet më e bukur nga dita në ditë. Ajo tani po rritet me besim’.