Vrasja e 7-vjeçares me skaf në Himarë revolton Fevziun: Ligjin në det e bëjnë lacat me zinxhirë floriri
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.
Fevziu ka shkruar ndër të tjera se prindërit e të ndjerës do mallkojnë veten gjithë jeten qe zgjodhën t’i bejne pushimet në atdhe.
Ai është shprehur gjithashtu se ligjin në det e bëjnë fëmijët e biznesmenëve të papërgjegjshëm, laçat me zinxhirë floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje.
Postimi i plotë:
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke humbur engjellin e saj 7 vjecar. Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo. Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj gezim. Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e benin kete. Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet ne atdhe.
Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E Bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi. Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar. Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!