Vrasja e Martin Canit, shoku i tij Luisi që mbeti i plagosur, niset për kurim në Itali
Burime për Report Tv bëjnë me dije se, ai është nisur sot në orën 6:00 drejt Italisë për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri
14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.
Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar spitalin, psikologen apo fizioterapisten.
Ngajrja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku 14-vjeçari ku gjatë një sherri me thika mes adolëshentëve, humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani.
Ndërsa u plagos shoku i tij Luisi. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për autorin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.