Vrasja e Narin/ Policia dyshon te nëna, të afërmit: E mitura pa diçka

Tetë janë personat e arrestuar për vrasjen e 8-vjeçares Narin Guran në provincën Diyarbakir të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se nëna dhe vëllai i të miturës janë arrestuar sëbashku me të afërmit e tjerë të saj, si të dyshuar se kanë gisht në vrasje.

Pak ditë pas arrestimit të xhaxhait të saj dhe bashkëpunëtorit të tij, autoritetet turke duket se janë gjithnjë e më pranë së vërtetës.

Të arrestuarit janë: Nëna e Narines, Yuksel; vëllai i saj, Enes; xhaxhai i saj, Fuati; kushëriri i saj, Muhamedi; kushëriri i saj, Birchen; halla e saj, Masala; burri i tezes, Mehmeti; një punonjës i Selimit, Mehmet.

Nëna dhe vëllai i vajzës fatkeqe u arrestuan me akuzën e “pjesëmarrjes në vrasje me dashje”, ndërsa xhaxhai është vënë në pranga për akuzën e “zhdukjes së provave të një krimi”. Edhe të tjerët mbajnë të njëjtën akuzë, atë të “fshehje të ngjarjes dhe shkatërrim të provave”.

Nëna e Narine Guranit ka përshkruar me detaje ditën e zhdukjes së saj. Megjithatë, ajo duket se ka hasur në kontradikta të ndryshme se kur kanë ndodhur ngjarjet, të cilat kanë shqetësuar autoritetet. Fillimisht ajo deklaroi se dyshonte te bashkëshorti i saj.

Po një tjetër detaj që theksuan mediat turke ishte qëndrimi i ftohtë dhe i qetë i Yuksel Güran-it gjatë marrjes në pyetje. Sipas raportit të Ekoltv, nëna e vajzës ka mohuar akuzat ndaj saj dhe i është përgjigjur shumë pyetjeve me fjalët “nuk e di, nuk e di, nuk e kam parë”.

Yuksel Güran u pyet nëse kishte një lidhje me xhaxhain e së bijës, Salim Güran, i cili u arrestua në kuadër të hetimit të vrasjes.

Nuk ka absolutisht një gjë të tillë. Më vjen turp për këto akuza. Zoti mallkoftë këdo që e vrau Narinin.”

Prokurori e pyeti se pse Narin e telefonoi xhaxhain e saj tre herë pas orës 15.15 të datës 21 gusht, kur ajo u zhduk dhe u pa për herë të fundit.

Unë e telefonova një herë gabimisht, por nuk e thirra më”, -tha ajo, por nuk dha dot shpjegim për dy telefonatat e tjera.

Ndryshe nga e shoqja, bashkëshorti i saj, Arif Güran duket se nuk ka dyshuar kurrë tek gruaja. Teksa u pyet nëse kishte mundësi që i vëllai dhe e shoqja të kishin krijuar një histori jashtëmartesore, ai u përgjigj prerë.

Unë i besoj gruas sime. Nuk ka një marrëdhënie të tillë. Nuk është sepse i besoj Salimit, por sepse i besoj gruas sime”.

Policia dyshon te nëna

Kanalet turke përcjellin me transmetime të vazhdueshme drejtpërdrejt zhvillimet në lidhje me vrasjen që ka tronditur Turqinë. Megjithatë, duket se këmbëngulin për rolin e dyshimtë të nënës, si dhe për një lidhje të mundshme sekrete që ajo ka pasur me xhaxhain e të miturës, ndaj edhe heshti pas ngjarjes.

Pse po dyshohet kjo?

Sepse xhaxhai i Narinës kishte shkarkuar një aplikacion dhe e kishte përdorur për të fshirë të gjitha mesazhet që kishte marrë dhe dërguar që nga dita kur fëmija u zhduk më 21 gusht. Të njëjtin aplikacion kishte edhe nëna e vajzës së vrarë.

“Benzinë zjarrit” për një marrëdhënie jashtëmartesore i ka hedhur personi që zhduku trupin e të miturës. Nevzat Bahtiyar, i cili u arrestua pasi pranoi se kishte hedhur trupin e pajetë të Narin në përroin e fshatit, bëri akuza rrëqethëse në deklaratën e tij të fundit në zyrën e prokurorit.

U përfol se Salim Güran kishte një lidhje me Yüksel Güran (nënën e Narinit) dhe gruan e xhaxhait të tij. Por unë nuk mendoj se dikush do të dëshmojë për këtë çështje.

Mendimi im është se Narin e pa marrëdhënien seksuale që kishte me një nga këto gra. Për këtë arsye, unë mendoj se e ka vrarë. Megjithatë nuk kam parë asgjë me sytë e mi.

Do të doja të theksoja edhe këtë: Uğurcan Güran do të martohej më 25 gusht. Meqenëse shumica e burrave ishin jashtë fshatit për të shpërndarë ftesat e dasmës, vetëm Salimi ishte në fshat. Vendi i parë që më thirri Salim Güran ishte vendi që Arif Güran e përdorte si stallë.

Atje ndoshta Narin ka parë diçka. Fakti që trupin e pajetë të Narinës ma sollën me pantofla në këmbë, tregon se Narin e vranë para se të hynte në shtëpi“-tregoi ai.

Share With:
Translate »
60 Views