Vrasja e vajzave dhe e grave fillon që te pragu i shtëpisë së prindërve

Një ngjarje e rëndë dhe e paralajmëruar tronditi Fierin pak para mesnatës së të premtes, ku një 31-vjeçar ekzekutoi me armë ish gruan e tij dhe më pas u arratis nga vend i krimit për tu arrestuar ditën e sotme.

Mjekja Anika Dokle me anë të një shkrimi në Facebook thotë se vrasja e vajzave dhe e grave fillon që te pragu i shtëpisë së prindërve.

Ajo i referohet shprehjes popullore “Kur lindin vajzat qajnë trarët e shtëpisë” duke vënë në pah ndryshimet mes dy gjinive dhe shkaqet që çojnë në vrasje.

“Prandaj thonë, se qajnë dhe trarët e shtëpisë kur lindin vajzat.

I strapacojnë me punë shtëpie ndryshe nga djemtë, u ruajnë “cipën” për cipëplasurit, nuk i shkollojnë dhe i martojnë të parritura akoma me turli lloj psikopati.

Pastaj, “zhgërryhen” televizioneve, duke bërë melodrama e duke fajësuar gjykata.

Vrasja e vajzave dhe e grave fillon që te pragu i shtëpisë së prindërve!”

 

Share With:
Translate »
254 Views