Vrasja për pasion, familja e Aldisonit s’u pranua në varrimin e Arielës

Ora News udhëtoi drejt fshatit Zharrës, ku banojnë familjarët e Aldison Belulajt. 23 vjeçari tronditi opinionin publik të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje vajzën e cila i kishte refuzuar dashurinë dhe më pas qëlloi veten.

Aktualisht i riu po lufton me vdekjen dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacion ndërsa Ariela Murati u përcoll dje për në banesën e fundit.

Familjarët tregojnë se kishin kërkuar të shkonin në varrimin e Arielës por familjarët nuk kishin pranuar dhe se tashmë i druhen një hasmërie.

Share With:
Translate »
920 Views