Vrau gruan me çekiç, autori ju dërgoi fëmijëve mesazh në emër të saj: “Dëgjoni babin”
Dëshmia e 39-vjeçarit Kastriot Cenko që vrau bashkëshorten Alba Cenko duke e goditur me çekiç mbytur me kabllon e karikuesit celular.
“Teksa fëmijët flinin, diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe pashë që gruaja nuk ishte afër meje. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej dhe një zë mashkulli u dëgjua në anën tjetër të linjës. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të marrë fëmijën e madh dhe do të largohet. Më tha që nuk kam para.
E pyeta se pse do të marrë djalin tonë të madh dhe më tha që “nuk është fëmija yt” dhe shtoi se vetëm djalin e vogël e kishim bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në majë të kokës dhe ajo ra menjëherë në shtrat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por megjithatë mora një kabllo karikuesi që gjeta përpara, ia vura në qafë dhe e shtrëngova për ta mbytur. Për shkak se i rridhte gjak nga koka, i vura një çantë në kokë dhe e mbështolla”, citohet të ketë thënë 39-vjeçari.
Fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi, por po flinin. Për ta fshehur krimin, ai i ka çuar ata në shtëpinë e të vëllait që të ishte vetëm në shtëpi dhe i ka dërguar mesazhe djalit të tyre ku i është paraqitur si e ëma. Ai i ka shkruar djalit të tyre, të cilit i ka thënë se është larguar nga shtëpia dhe u ka kërkuar që të dëgjonin babain e tyre.
“Mami u largua, mori disa rroba me një valixhe dhe tashmë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do shkoj larg dhe jam ndarë me babin, ndaj dëgjojeni. Unë do ju telefonoj kur të mundem sepse tani nuk kam mundësi. Mos u shqetëso, do të marr kur të mundem. Të dua shumë. Tani nuk mund të flas më, por mos u shqetëso. Do të jem mirë. Edhe një gjë, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaji që do ta marr në telefon, por ai të mos më marrë”.