Vrau ish-dhëndrin në 2021, burg përjetë për Mexhit Picarin! Vajza e tij dënohet me…
Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliajt.
Gjithashtu bëhet me dije se gjykata dënoi me 30 vite burg vajzën e tij Dhurata Picari, e cila akuzohet se ka bashkëpunuar me të për ta futur në kurth Saliajn. Vrasja ndodhi më 4 qershor 2021 në një lokal në kryeqytet, 10 minuta para se pritej të mbahej seanca e radhës për divorc mes çiftit në gjykatë.
Mexhid Picari hyri në lokalin ku qëndronte ish-dhëndri dhe e ekzekutoi me armë zjarri këtë të fundit. Nga plumbat, i plagosur mbeti edhe avokati i tij, Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.
Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.