Vrau të dashurën dhe më pas e përdhunoi, djali ua tregon skenën prindërve të vajzës
Rrëfim tronditës i një studenti, u tregon prindërve se si vrau një vajzë dhe bëri seks me kufomën
I kemi parë vetëm nëpër filma, por ja që ndodhin edhe në jetën reale skena makabre.

Një i ri nga Rusia u ka treguar prindërve të tij, një histori shokuese të jetës së tij, që ka të bëjë me një vajzë.
Historia është publikuar nga“The Mirror”, ku studenti rus ka vrarë të dashurën e tij 19-vjeçare.
Artyom Iskhakov ka njoftuar prindërit e ish-të dashurës, Tatiana Strakhov se ai ishte duke therur vajzën e tyre duke i shkruar një herësh online se zemra e saj ende ishte duke rrahur në duart e tij.

I riu vijon më tej me mesazhet e tmerrshme duke iu thënë se përveçse e ka therur, teksa ajo ka ndërruar jetë, ka kryer mardhënie seksuale.
Pas aktit makabër, 19-vjeçari shkruan sërish online se është ulur për të ngrënë një sanduç. Ai deklaron se pas sanduiçit sërish më vonë është kthyer dhe ka rikryer mardhënie me kufomën.

Shkak për këtë akt makabër, ai tregon se ka qenë xhelozia ndaj të resë, pasi kjo e fundit kiashte rinisur një lidhje tjetër.
“E di që bëra gabim, por bëra atë që desha”, ka shkruar ai. Më pas ai ka bërë një postim në rrjtet sociale se pas kësaj do të varë veten, duke i kërkuar falje prindërve të tij dhe të vajzës, po ashtu ka njoftuar edhe për vendin se ku mund t’i gjenin kufomat.