Vrau veten pasi gjeti djalin e pajetë në makinë, dalin fotot e 37-vjeçarit dhe të voglit
Pak ditë më parë një baba vrau veten pasi gjeti në makinë djalin e tij të pajetë. Ai e kishte harruar të voglin në sediljen e pasme të mjetit dhe vetë kishte shkuar në punë.
Kur është kthyer, ai e ka gjetur të vdekur të birin dhe më pas ka kryer aktin ekstrem dhe ka vrarë veten. Tashmë është identifikuar viktima dhe kanë dalë fotot e para të babait dhe djalit
37-vjeçari, Aaron Beck, vrau veten në pyllin prapa shtëpisë së tij në Midlothian më 28 qershor, pasi gjeti djalin e tij të pajetë në makinë.
Mediat e huaja shkruajnë se familja e fëmijës njoftoi policinë se djali nuk ishte paraqitur në çerdhe. Dhe oficerët më pas shkuan në shtëpi pasi familja u tha policëve se Aaroni kishte bërë deklarata vetëvrasëse.
Një mjek ka konfirmuar për “Daily Mail” se Aaron ka ndërruar jetë pasi është vetëvrarë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së fëmijës.
Beck mbahet mend si një njeri ‘karriera e të cilit ishte e rëndësishme për të’, por ‘jo fokusi i jetës së tij’. ‘Ëndrra e tij më e madhe’ i atribuohet ‘të bëhet baba dhe të ndërtojë një familje’.