Vuan nga çrregullime mendore, babai mbyll 9-vjeçarin në kafaz

Një baba ka zbuluar se si e mbyll djalin e tij në një kafaz prej druri çdo mëngjes përpara se të niset për punë.

Chamnan Duangjan nga Tajlanda tha se djali i tij Porrames ka probleme të sjelljes pas një dëmtimi që pësoi në kokë, në moshën 4 vjeçare në vitin 2012.

Pasi nëna e tij humbi jetën në një aksident, Porrames, për të cilin nuk mund të kujdesej asnjë pasi i ati ishte në punë, largohej në pyll.

Për 5 vite, Duangjan u detyrua që ta burgoste djalin pasi sjella e tij ishte gjithnjë e më shumë e çrregullt. Duke u frikësuar për sigurinë e fëmijës, ai ndërtoi një kafaz druri dhe e mbyll aty çdo ditë dhe e dërgon në shtëpi gjatë natës.

Fqinjët e ushqejnë Porrames përmes boshllëqeve të kafazit.

Share With:
Translate »
750 Views