Vuante nga një sëmundje e rëndë, Sokol Balla humb njeriun e tij të shtrenjtë

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka humbur ditën e djeshme një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë. I ati ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një lufte disavjeçare me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari për News 24. Babai i tij, i ndjeri Lulzim Balla ka punuar për shumë vjet si kameraman i Radio Televizionit Shqiptar.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat, është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, është shprehur ai.

Share With:
Translate »
565 Views