Wanda Nara humb vëllain e vogël gjatë lindjes, flet babai i saj: Moment i tmerrshëm, por nuk ndalemi…
Lajmin e hidhur se Alicia Barbasola ka dështuar (ka humbur foshnjën që priste) u konfirmua nga bashkëshorti i saj Andrés Nara. Dyshja u martuan disa muaj më parë dhe gruaja ishte shtatzënë.
“Është një moment shumë i keq, të dy ishim shumë të emocionuar. Ajo filloi të kishte dhimbje dhe kjo na alarmoi. Shkuam në spital dhe fatkeqësisht ndodhi ajo që na hidhëroi pa masë”, – konfirmoi Andrés Nara në një audio.
Wanda dhe Zaira Nara, dy vajzat e tij të rritura nga martesa e parë, përkundër asaj që kishin shkruar mediat argjentinase, thanë se ishin të lumtura të prisnin një vëlla apo motër të vogël, por për fat të keq nuk shkoi mirë.
“E vërteta është e tmerrshme, është një moment shumë i keq. Sidoqoftë do të vazhdojmë të kërkojmë një fëmijë tjetër”, – shtoi babai i Wanda Narës, duke sqaruar se përtej çdo gjëje do të vazhdojnë të tentojnë ta zgjerojnë familjen.
Dy ditë më parë, Andrés Nara ndau një postim duke i thënë gruas së tij: “Të dua. Ti je dashuria e madhe e jetës sime… Të kam zgjedhur përgjithmonë”. Një mënyrë për ta mbështetur atë në këtë moment të tmerrshëm. “Ti je dashuria ime, partneri im…, gjithçka imja. Të dua me gjithë shpirtin tim”, – iu përgjigj Alicia.