Wanda provokon sërish zikaltërit dhe nuk dimë si do vejë halli kësaj here

Wanda Nara është padyshim një makth për tifozët e Interit. Ajo ishte shkaktarja kryesore e prishjes së mardhënieve të Ikardit me Interin dhe tifozët e klubit.

Gjithsesi, Wanda nuk heq dorë dhe vazhdon me provokimet e saj duke acaruar vazhdimisht fansat zikaltër.

Së fundmi, ajo ka postuar një video të djalit të saj teksa argëtohet në shtëpi, duke mbajtur veshur fanellën e Dordmundit, rivalit të zikaltërve në Ligën e Kampioneve.

Me siguri tifozëve të Interit  dhe drejtuesve nuk u ka pëlqyer kjo, gjë, aq më tepër për faktin se janë ende zotërues të kartonit të Mauro Ikardit.

Duket vërtet e çuditshme se si pikërisht tani, djali i Wandës mbanveshur fanellën e Borusia Dortmund, rivalit të Interit në Ligën e Kampioneve me të cilin skuadra e Kontes duhet të bëjë hesapet në mesjavë.

Share With:
Translate »
488 Views