William dhe Harry nuk flasin, por u bashkuan për hir të mamit të tyre
Princeshë Diana e Britanisë do të ishte 60 vjeçe sot nëse do të ishte gjallë. Në nder të saj, u ngrit një statujë në Kesington Palace.

Princ William dhe Harry u shfaqën të dy teksa shihnin statujën, por duke qëndruar në distancë nga njëri tjetri. Vetë stafi i familjes mbretërore ka publikuar foton me dy vëllezërit, e ndërsa citojnë deklaratën e tyre:
‘Sot, në atë që do ishte ditëlindja e 60-të e Nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësi që e kthyen atë në një forcë për të bërë mirë në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta. Çdo ditë, ne shprehim dëshirën që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj.
Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për ta realizuar këtë statujë dhe të gjithë atyre nëpër botë që e mbajnë gjallë kujtimin e nënës sonë. Princi William dhe Princi Harry”.

Me porosi nga vetë vëllezërit që në vitin 2017, statuja do të qëndrojë në Pallatin Kensington, në kopshtin e rindërtuar të Sunken.
Ky është takimi i parë mes William dhe Harry, që pas varrimit të Dukës së Edinburg, Princit Philip në Prill. Harry i cili jeton në SHBA me gruan e tij, Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Britani javën e kaluar pasi u fut në karantinë.
Marrëdhënia mes vëllezërve por edhe më gjithë familjen mbretërore ka qenë e trazuar, kjo për shkak të deklaratave të Harryt dhe Meghan në disa intervista që kanë dhënë. Por do e bëjë kjo ditë e shënuar për nënën e tij të reflektojë Harry? Fundja kush duhet të reflektojë prej tyre?


