Xhani Shqerra zbulon dashurinë e madhe

Xhani Shqerra është artisti simpatik i cili u shndërrua në një nga prezantuesit më të dashur të ekranit falë prezantimit të emisioneve lifestyle.  Ai u bë veçanërisht i njohur me emisionin “My Living” të transmetuar në Vizion Plus dhe Tring.

E kishim parë çdo herë elegant dhe të kujdesshëm në artikulim gjë që e veçonte në “My Living” ku shpaloste dhuntitë prej një interiori design ndoshta i ndikuar edhe nga formati i programit. E teksa u diskutua këto ditë se ç’do bënte Xhani në karrierën televizive, fansat e emisionit me të drejtë u mërzitën për largimin e tij dhe situatën e paqartë të krijuar. Megjithatë, ai edhe këtë herë, në mënyrë elegante nuk iu përgjigj mediave por na rezervoi një surprizë.

Tashmë fansat e tij mund t’i gëzohen projektit të ri të Xhanit ku këtë herë ai do të mbajë edhe autorësinë.

E ndërsa mediat e tjera po kontrollojnë nëpër “story” Instagrami për lëvizjet mediatike, Kids’ Time i kushton hapësirë të veçantë familjes dhe fëmijëve. Dhe pikërisht teksa bënim “next” “story-t” nëpër llogaritë e Instagram-it, një foto na tërhoqi vëmendjen. “Nana” shkruante mbi foton e një zonje të fisshme e cila ishte përkrah Xhanit.

Bëhej fjalë për mamin e Xhanit që ai me shumë ëmbëlsi na e prezantoi nëpërmjet fjalës “nanë”. E ëma e Xhanit është bijë Kosove që ka transmetuar tek i biri të gjithë sharmin që e karakterizon. Edhe pse në pamje Xhani më tepër i ngjan të atit, duke parë qëndrimin elegant në foto, pa diskutim që të dy, nënë e bir ngjajnë shumë.

Dhe tani na thoni? A mund të kishte Xhani dashuri më të madhe se kaq? /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
995 Views