Xhemi i ruan me fanatizëm, Arbana Osmani publikon foto me djalin e saj
Edhe pse e shohim prej vitesh në ekran, Xhemi Shehu e mban larg syve të publikut jetën e saj private, teksa djemtë dhe bashkëshortin nuk i publikon thuajse kurrë në rrjetet sociale.

Por këtij “rregulli” nuk i është bindur shoqja e saj më e mirë, teksa Arbana Osmani ka publikuar sot një video me Xhemin dhe djalin e saj të madh ndërsa ndodhen në një lokal.
Xhemi gjithmonë ka preferuar që bashkëshortin e saj, i cili quhet Elvis, ta mbajë larg vëmendjes së mediave dhe nuk ka postuar kurrë foto me të në rrjetet sociale përveç atyre që janë kapur nga paparacët para disa vitesh.

Për Elvisin dihet vetëm që është një biznesmen dhe asgjë më tepër.
