Xhemi Shehu pozon si rrallëherë me të birin dhe duken kaq të adhurueshëm!
Moderatorja e njohur Xhemi Shehu është mjaft diskrete kur bëhet fjalë për jetën e saj private.
Historia e saj e dashurisë me bashkëshortin Ervis Sula ka nisur shumë vite më parë, kohë kur Xhemi Shehu ishte ende një 25-vjeçare në hapat e para të karrierës.
Por, edhe pse moderatorja e Top Channel është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, bashkëshorti i saj ka mbetur një personazh misterioz, për të cilin publiku nuk di thuajse asgjë.
![]()
Ata kanë një martesë të lumtur, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Martini dhe Gabrieli, të cilët po ashtu Xhemi i ekspozon shumë rrallë në rrjetet sociale.
![]()
![]()
![]()
Megjithatë, ditën e sotme duket se e ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto me Gabrielin në Instagram, duke na lezetuar pafund xhiron tonë në këtë rrjet social.