Xhemre bëhet nënë për herë të parë, fotografohet me djalin

Disa javë më parë aktorja e njohur turke nga telenovelat si ‘Diamante dhe Dashuri’ apo ‘Kuzey Gyney’, Öykü Karayel u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me këngëtarin Can Bonomo dhe çifti i vendosi vogëlushit emrin Roman.


Së fundmi Oyku dhe Can janë fotografuar për herë të parë me bebushin e tyre teksa kishin shkuar për një vizitë rutinë.

“Gjithçka po shkon shumë mirë”-thanë ata për “Sabah” teksa Can shtoi: “Të jesh baba qenka një ndjenjë e mrekullueshme”.

Ata u martuan në korrik të vitit 2018 në një ceremoni e cila ishte planifikuar më herët, por u shty për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi.

Share With:
Translate »
546 Views