Xhensila ka futur në çantën e krahut të gjithë dhomën e Ajkës (video)
Aktrimi mesa duket ka prekur të gjithë familjen Kallaku.
Në një etyd të shkurtër në instastory Xhensila Myrtezaj ka treguar se si është jeta e një nëne të re.
Pavarësisht se është personazh publik dhe si e tillë duhet të jetë gjithmonë e kuruar e në çantë nuk duhet të mundojë asnjë produkt bukurie, duket se ndodh krejt e kundërta kur bëhesh me fëmijë. Prioritetet jo që ndryshojnë, por edhe vetja jote del në plan të fundit.
Ndërkohë që dikush i kërkon një buzëkuq, Xheni nxjerr nga çanta gjithçka, vetëm atë jo.
Kanatjere, napa, kremra, çuç dhe gjithçka që i duhet Ajkës.
Tani po që çanat e llojit “never full” po e humbasin kuptimin e emrit. /Kids’Time/