Xhensila ka ndërmend t’i bëjë Ajkës një motër, dhe ja kur është koha e duhur

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Ajka. Dyshja janë shumë të përkushtuar ndaj vogëlushes dhe publikojnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale.

Xhensila ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin. Gjatë intervistës, këngëtarja u pyet rreth planeve për zgjerimin e familjes.

Ajo tregoi se ka dëshirë ta bëjë Ajkën me një motër, por megjithatë tani është shumë shpejt. “Uroj që kur të vijë i dyti të jetë i qetë. Unë do të doja e dyta. Tani është shumë shpejt do presim të rritet vajza pak, deri sa t’i shpëtojmë pyetjes mami dua motër ose vëlla, do jemi të lirë. Unë e kam dashur shumë familjen e madhe. Dëshira është e madhe që të kem më shumë sesa dy fëmijë”, tha Xhensila.

Share With:
Translate »
1953 Views