Xhensila Myrtezaj del për herë të parë me rroba banjo pas lindjes së Ajkës
Xhensila dhe Besi kanë nisur sot pushimet. Çifti shumë i dashur për publikun kanë vendosur të relaksohen për disa ditë në bregdetin shqiptar, larg zhurmës së qytetit.
Me këtë rast, Xhensila ka postuar një foto ku shfaqet për herë të parë me rroba banjo, që pas lindjes së Ajkës.
Këngëtarja duket shumë në formë e veshur me rroba banjo të bardha, kapele, flokët e mbledhura, syze dhe pa pikë makeupi.
Pritet që së shpejti Xhensila të publikojë këngën e saj të re që siç është zbuluar, është shumë ritmike dhe tipike për verë.