Xhensilës apo Besit? Aktori shuan kureshtjen se kujt i ngjan Ajka

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë për herë të parë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Çifti Kallaku në një rrëfim të gjatë dhe përlotës treguan emocionet e para si prindër, krahas fotos  ku shfaqej këmba e së porsalindurës në “Instagram”. Mirëpo kurioziteti është i madh për të mësuar se cilit prej tyre i ngjan më shumë e vogla.

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka uruar çiftit për ardhjen në jetë të vogëlushes dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve. Sipas tij, Besi dhe Ajka ngjasojnë shumë me njeri-tjetrin.

“Mirëseerdhe në jetë Ajka. O Zot, dhuroje shëndet e jetë. Ta ishte këput kokën @beskallaku” – shkruan krahas fotos Olsi Bylyku.

Share With:
Translate »
703 Views