Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja ínfektohen me Covíd-19: Familja jonë është goditur rëndë

Presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndoqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë ínfektuar me Còvíd-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ylli Ndroqi, ndërsa thotë së familja e tyre është godítur rèndë nga vírusi dhe i janë nënshtruar një regjími terapeutik të fortë, nën kujdesin e mjèkëve.

“Të dashur miq, për shkak të pamundësisë për t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim íntensiv të prekur të dy nga Covíd-19. Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është godítur rèndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjèkëve dhe infèrmierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qenë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajë e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi.”,– shprehet Ndroqi.

Share With:
Translate »
469 Views