Yoga në shtatzëni dhe benefitet e saj në lindje
Çfarë duhet të dimë mbi Yogën në shtatzëni?
Yoga është një teknikë e lashtë e krijuar rreth 4000 vite më parë dhe e ka prejardhjen nga India.
Yoga në shtatzëni është e përshtatur me ushtrime specifike fizike të kombinuara këto me teknika specifike të frymëmarrjes dhe meditim.
Disa nga rregullat që duhet të respektojnë shtatzënat përpara se të fillojnë Yogën:
- Yoga duhet të fillojë pas javës së 16-të të shtatzënisë
- Yoga duhet të kryhet vetëm me konfirmim të mjekut
- Të kryhet nga Instruktorë të specializuar dhe të çertifikuar për kurse Yoge në shtatzëni
Udhëzime të ndryshme:
- Kryeni Yoga 2-3 herë në javë
- Kohëzgjatja 1 orë/për seancë
- Mbani veshje komode
- Ushtrohuni 3-4 orë pas konsumimit të vaktit
- Qëndroni të hidraturara / pini ujë
- Ushqehuni 30 min pas Yogës
Benefitet e Yogës në shtatzëni?
- Përmirëson ekuilibrin, stabilitetin, përqëndrimin dhe gjumin
- Redukton intensitetin muskulor dhe furnizon me oksigjen organizmin tuaj dhe të bebit, kjo sajë aplikimit të teknikës së duhur të frymëmarrjes
- Ndihmon në qarkullimin e mirë dhe stabilitetin e presionit të gjakut
- Lehtëson frymëmarrjen, të përzierat, urthin, konstipacionin, enjtjen, dhimbjen e mesit dhe ngërçet
- Redukton stresin & ankthin
- Redukton kohën e lindjes duke përshpejtuar proçesin e lindjes
- Jep ndjesi relaksi fizik dhe emocional
- Ushtrimet me topin e lindjes largojnë diskomfortin gjatë lindjes dhe ndihmojnë në mirëpozicionimin e bebit gjatë proçesit të lindjes
Me pak fjalë, nëse ushtroni Yoga gjatë shtatzënisë do të…
- Shtoni më pak në peshë
- Keni Lindje me të lehtë
- Ndiheni më mirë dhe do të “komunikoni” me bebin tuaj
- Ndjeni më pak dhimbje mesi
- Keni më pak vështirësi në jashtëqitje
- Keni më tepër energji
- Keni proçes më të shkurtër të lindjes
- Kontrolloni më mirë botën emotive (stresin)
- Nuk do të ndjeni fryrje, ngërçe… etj
- Flini më mirë
- Reduktoni shanset për lindje me operacion
- Lindni një fëmijë ‘sportiv’