Young Zerka fotografohet për herë të parë me partneren dhe djalin e vogël, fotot familjare

Vetëm një vit më parë, në mënyrë krejt të papritur, Young Zerka publikoi disa foto ku shfaqej me partneren e tij në ditët e fundit të shtatzënisë.

zerka me familjen (14)

Në këtë mënyrë, artisti konfirmoi jo vetëm romancën e re, por edhe lidhjen e konsoliduar që kishte me Ilianën, partneren e re. E kur bebi Zigi tashmë është 1 vjeç, paparaci ynë sjellë për herë të parë disa foto nga familja e re. Çifti ka qenë në Korçë, ku edhe kanë shijuar disa ditë të qeta bashkë me vogëlushin e tyre. Teksa kanë qenë në një nga baret e qytetit, çifti duket mëse i relaksuar.

 

zerka me familjen (1)

Të veshur sportiv dhe të përfshirë totalisht me djalin e vogël, kjo dyshe duket se po jeton ditë të lumtura në raportin e tyre. Young Zerka, me emrin e vërtetë Donald Najtellari, ka zbuluar se ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zigi Zaian.

zerka me familjen (2)

“Faleminderit i madhi Zot! Zigi Zaian”, – ka shkruar ai në një postim të ndarë në “InstaStory”, duke shprehur mirënjohjen dhe lumturinë për këtë moment të veçantë.

zerka me familjen (3)

Ai ka qenë shumë diskret lidhur me jetën private dhe vetëm ditën e djeshme, partnerja e Young Zerkës ka ndarë fotot e tyre të para bashkë. Iliana dhe Zerka janë kudo së bashku, duke jetuar një histori të bukur dashurie, që është përmbushur edhe me ardhjen në jetë të djalit të tyre.

zerka me familjen (4)zerka me familjen (5)zerka me familjen (6)zerka me familjen (7)zerka me familjen (8)zerka me familjen (9)zerka me familjen (10)zerka me familjen (11)zerka me familjen (12)zerka me familjen (13)zerka me familjen (14)

Share With:
Translate »
133 Views