Yuri Kim: Ne nuk e dimë kush fitoi në fund të fundit Faleminderit fëmijë, ju jeni më të mirët!
Ambasadorja Yuri Kim duket se pasditen e sotme e ka kaluar nën shoqërinë e të rinjve pranë liqenit të Tiranës. Një hapësirë e re në Parkun e liqenit i është kushtuar lojës me tenis për fëmijët e grupmoshave të ndryshme. Ambasadorja duket se sot i është bashkuar lojës së tyre të tenisit. Fotot i ka publikuar ajo vetë në rrjetin social Instagram.
“Kalova kohën më të mirë në parkun e fëmijëve te liqeni. Nikola dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët. Në mes të rrugës, gjuajtësja e Inës u thye. Çfarë bën Nikola? Ai këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo? Ajo tani këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund të fundit, por nuk kishte rëndësi sepse qeshnim shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra pa kuptim. Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (që më erdhi keq, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin! Ju jeni më të mirët!!!”,- është shprehur ambasadorja Kim, e cila duket se kohët e fundit mesazhet më të rëndësishme po i jep nëpërmjet fëmijëve.