Zaimina na prezanton më në fund me portretin e të bijës, ja kujt i ngjan

Ajo edhe e tregon, edhe e fsheh të bijën. Si shumica e personazheve të njohur shqiptarë, por edhe të huaj Zaimina Vasjari preferon të mos e ekspozojë shumë vajzën e saj të vogël, Khloe. Mirëpo, ndonjëherë është e “pamundur” të rezistosh pa publikuar ndonjë foto të bukur të tyrën dhe dorëzohesh duke e postuar një imazh ku ata duken si ëngjëj.

Edhe Zaimina me siguri kështu është ndjerë kur ka publikuar këtë kartolinë nga Khloe. Teksa “kruan” dhëmbët me tapën e biberonit, Khloe na impresionoi me sytë e saj në ngjyrë të detit. Zaimina me siguri edhe ndihet mirë, por edhe paksa i vjen inati që Khloe është kopje e babait të saj, Klodit. Mamat në përgjithësi dëshirojnë që vajzat t’ju ngjajnë atyre, mirëpo Khloe deri tani në muajin e shtatë anon më shumë nga babi.

Share With:
Translate »
823 Views