Zaimina po rrit një këngëtare të vogël (për fat nuk kanë komshinj)

Dardha bie nën dardhë e ky duhet të jetë rasti dhe i vajzës së Zaiminës, Khloes e cila ka nisur të këndojë me mikrofon në dorë duke mos pyetur hiç për orar. Ka qenë vetë Vasjari ajo e cila ka ndarë një video në llogarinë e saj në orët e vona, krah së cilës ka shkruar: “Shyqyr që s’kemi komshinj”. Në të shihet se si e vogla është kënaqur aq shumë duke performuar para mamit me zërin e saj që shoqëron muzikën e në këto momente Zaimina ka gëzuar vetëm faktin se s’ka komshinj për shkak të volumit të lartë.

Epo nëse deri më tani kishit ndonjë pikëpyetje rreth Khloes, sapo e morrët një indicie se ku mund ta shihni kur të rritet. Në skenë, aty ku nisi rrugëtimi dhe spikati edhe mami i saj, Zaimina.

 

Share With:
Translate »
375 Views