Zaimina Vasjari shijon të dielën në oborrin e shtëpisë luksoze me të voglin e saj
Zaimina Vasjari ka gjashtë muaj që u bë nënë për herë të dytë.
Këngëtarja u bë nënë e një djali dhe të voglin e prezantoi edhe me fansat në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo ka ndarë imazhe të reja derisa ka qenë duke e shijuar motin e mirë në oborrin e shtëpisë bashkë me vogëlushin, Kamar.
Zaimina dukej në formë të mirë derisa kishte pozuar veshur në bikine rozë dhe Kamar dukej se po e shijonte kohën me të ëmën.