Zajmina bën urimin emocionues për ditëlindjen e të birit

21 marsi shënon datë të veçantë në familjen e artistes, Zaimina Vasjarin.

Kjo pasi që po në këtë datë feston ditëlindjen djali i Zaiminës, Kamari.

Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”.

Sot ai ka mbushur plot 3 vjet e një urim plot dashuri s’kishte sesi të mungonte nga artistja që prej kohësh merret me arkitekturë.

“Për djalin tim të mrekullueshëm, Gëzuar Ditëlindjen e 3-të! Je drita më e ndritshme në botën tonë dhe çdo ditë me ty është një bekim. Të uroj dashuri të pafund, përqafime të ngrohta dhe ditën më të lumtur që mund të imagjinohet”, shkroi ajo karshi një fotoje të birit të saj.

Urime edhe nga ne!

Share With:
Translate »
22 Views