Zanfina Ismaili kthehet pas në kohë, kujton nënën e ndjerë në ditëlindjen e saj
Janë bërë tashmë më shumë se tri vite që kur Mona Ismaili, menaxherja e parë femër shqiptare në estradë, u nda nga jeta. Në një datë si kjo, Mona festonte ditëlindjen, dhe do të kishte mbushur 61 vjet po të festonte sot pranë vajzave të saj.Për fat të keq, largimi i saj nga kjo botë i la vetëm në kujtime motrat Adelina e Zanfina Ismaili, dy këngëtaret e njohura të skenës.Data 1 shtator nuk kishte se si të mos i kthente në kujtime tri motrat Ismaili, të cilat shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i bërë një kujtim nënës së tyre të ndjerë.Ka qenë Zanfina, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar bashkë me Monën në fëmijërinë e saj.“Urime ditëlindja mami, kohë të lumtura, fëmijëri”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.