Zanfina Ismajli boll, e teprove me kaq!
Ai është edhe gëzimi i parë i familjes Ismajli dhe gjithë vëmendjen e ka për vete. E cili fëmijë i familjes nuk e ka vëmendjen e tezes? Njëjtë ndodh edhe me Ulkisin, djalin e vetëm të këngëtares Adelina Ismajli, i cili dita ditës po llastohet nga tezja e tij, këngëtarja Zanfina Ismajli. Zani si tezja e vogël dhe më energjikja nga motrat, ka publikuar një fotografi me Uliksin në Instagram së bashku me një mesazh, ku e pranon se e ka tepruar paska me shkrepjen e imazheve me vogëlushin simpatik, i cili tani është 10-të muajsh.
